Pas dështimit të Shqipërisë për t’u kualifikuar në finalen e Eurovisionit u diskutua mjaft shumë se pse juria shqiptare nuk ia dha biletën e përfaqësimit Alban Ramosajt, finalistit të dytë në RTSH.
Për këtë pati një deklaratë nga anëtari i jurisë se Albani është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin evropian.
Kjo nxiti reagimin e Albanit në rrjete sociale duke thënë se i vjen turp që cilësohet si një i huaj në Shqipëri, dhe se të mos fitosh për këtë arsye Festivalin e RTSH-së është marrëzi.
Por a do marrë pjesë sërish Albani në Festivalin e Këngës në RTSh?
Në edicionin e 19-të të festivalit “Netët e klipit shqiptar” Albani tha se nëse ndërrohet procesi i zgjedhjes do të marr pjesë.
“Në qoftë se ndërrohet procesi i zgjedhjes, në qoftë se nuk ka racizëm edhe komunistë në juri absolutisht që po. Në qoftë se vazhdon siç është nuk e mendoj një gjë të tillë”, tha këngëtari Alban Ramosaj./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit