Donaldi dhe Iliri kanë qenë pa dyshim në qendër të vëmendjes në këtë edicion të “Big Brother VIP” me debatet e tyre të nxehta.
Edhe mbrëmjen e sotme, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit. Iliri bëri një paralelizëm të tradhëtisë të tij dhe historisë Bora-Donald-Beatrix dhe nga ana tjetër, Donaldi e akuzoi atë se përdor çdo gjë për lojë.
Por, pavarësisht debateve, publiku ka vënë re edhe një kimi mes tyre kur ata komunikojnë me njëri tjetrin, edhe pse këto raste janë të pakta.
Prndaj, Arbana i pyeti se nëse ata të dy do jenë miq pas mbarimit të “Big Brother VIP” duke i dhënë kështu një shans njëri tjetrit.
Kësaj pyetje Iliri iu shmang duke mos dhënë një përgjigje konkrete. Ndërsa Donaldi tha se Iliri i pëlqen si njeri kur ai është vetvetja dhe nuk e ka mendjen tek loja.
“Është mekanik. Mua më pëlqen kur është pa komplekse dhe i çliruar nga loja. Më pëlqen kur nuk e ka kokën te loja sepse është pozitiv.”-tha Donaldi.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit