Google ADS

Luizi darkon me nënën e tij dhe Kiarën

23:57 | 30 Korrik 2023
Diellza Gashi

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po shijon një sukses të jashtëzakonshëm edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Këngëtari nga Shkodra mbetet i angazhuar me koncerte dhe projekte të tjera, por duke gjetur çdo herë kohë për jetën e tij private.

Ejlli krijoi një lidhje dashurie me ish-banoren tjetër Kiara Tito gjatë kohës në BBVA dhe dyshja madje edhe kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale.

Çifti po shijojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe shpesh herë atë e dokumentojnë për fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi ishte Luizi ai që postoi në InstaStory një imazh ku shihet përkrah partneres dhe nënës së tij në një darkë të përbashkët.

“Nëna tha që Kepin e Vipave e kam në tavolinë, prezantuesen dhe fituesin”, ka shkruar artisti në mbishkrim referuar emisionit që drejton Kiara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme