Floran Kondi (28 shkurt 1979), i njohur zakonisht me emrin e tij artistik Dr. Flori, ishte një këngëtar, rapper, kompozitor dhe tekstshkrues, gjithashtu një nga antarët themelues të grupit West Side Family, me të cilin korri shumë sukses me këngët si ‘Tirona’, ‘O çike çike’.
Dr Flori bashkë me Landin dhe Mirin në vitin 1996 krijuan grupin West Side Family të cilët lançuan këngën e parë ‘Tik-Tak’ dhe këngë të tjera, por në vitin 2002 ata lançuan këngën e tyre shumë të njohur e cila në ato vite u bë hit, Tirona. Kjo këngë u prit shumë mirë nga audienca shqiptare si në Shqiperi dhe Kosovë.
Në vitin 2002, grupi mori pjesë në festivalin Kënga Magjike që udhëhiqej nga Ardit Gjebrea me këngën “Mesazh”. Vitin tjetër ata morën sërisht pjesë në Këngën Magjike me këngën “Oh Çike”, e cila më vonë do të bëhej një nga këngët më të mëdha hit. Në finale ata morën 87 pikë të cilat ishin të mjaftueshme të siguronin vendin e katërt, megjithatë, ata fituan çmimin a publikut.
Pas tre vitesh, më saktësisht në vitin 2006, Dr. Flori dhe grupi ti tij West Side Family ata morën pjesë përsëri në Këngën Magjike me një këngë shumë të pëlqyer e cila titullohej “Në krahët e tu dua të jem”, këngë e cila do t’u siguronte vendin e tretë në finale si dhe çmimin për tekstin më të mirë.
Pjesëmarrja e tyre e parë madhore ishte në Festivalin e 47 të Këngës në dhjetor 2008, ku fituesi do të zgjidhej si përfaqsuesi i Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës për vitin e ardhshëm. Grupi mori pjesë me këngën “Jehonë” e shkruar dhe e kompozuar nga Dr. Flori.
Pavarësisht se këngëtar solo, në vitin 2010, ai pati sukses duke bashkpunuar me Aurela Gaçen dhe Marselin me këngën “Origjinale”, e cila u bë hiti i verës. Ai vazhdoi suksesin e tij edhe në vitin tjetër, duke lançuar këngën “Ça na ke”, e cila shpejt u bë shumë popullore. Në vitin 2011, ai u bë gati për Këngën Magjike 2013 me këngën “S’ma ndjen” ku në finale u cilësua si kënga hit. Një muaj më vonë, ai u bë gati për Festivalin e Këngës Magjike me këngën “Personale”.
Në dhjetor 2012, Dr. Flori ndoqi Festivalin e Këngës 51 sëbashku me Fabin. Kënga që ata lançuan titullohej “Jam ti!”. Ata arritën deri në gjysmëfinale, ku performuan dhe shkuan në finalen ku mori 11 pikë (sëbashku me Rosela Gjylbegu).
Në vitin 2013, Dr. Florilançoi këngën e tij të re “Zemërthyer”, një version i ripunuar nga kënga e Festivalit së Këngës 2011 “Personale”. Kënga ishte një këngë lufte para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, në vitin 2013. Ai shkruajti këngë “Vetëm ti”, e cila do të përdoret nga Rezarta Smaja në Festivalin e 53-të të Këngës në dhjetor 2014.
Ai vdiq më 17 nëntor 2014 në Tiranë/KultPlus.com
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...