Google ADS

Shpat Kasapi tregon çfarë i bëri dhëndri xheloz në mes të dasmës

17:22 | 5 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku, ku ka rrëfyer një histori shumë interesante, me një dhëndër xheloz.

Shpati tha se gjithnjë në dasma është dashamirës me të pranishmit, madje teksa këndon, shpesh herë i përqafon dhe i merr pranë vetes, të njëjtën gjë bëri edhe me nusen, por dhëndri nuk reagoi

Shpat Kasapi u shpreh: Po ma bënte me shenjë por nuk e kuptova. mendova se dëshironte të ndryshoja këngën, dhe i thash pak më vonë. Më pas ai vjen tek unë dhe më thotë ‘mos e prek atë, është gruaja ime’. Fillova të qesh nga sikleti dhe i thash se thjesht doja ta sillja në të kërcente.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme