Rreth tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një rritje të madhe të turmës në natën e hapjes së një festivali muzikor në Hjuston, Teksas.
Paniku shpërthej kur turma filloi të shtyhej drejt pjesës së përparme ku reperi i njohur amerikan Travis Scott po performonte. Këtë e bënë të ditur zyrtarë e emergjencës për BBC.
Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital në arrest kardiak dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Në mesin e viktimave kishte fëmijë të moshës 10 vjeç.
Rreth 50.000 persona ishin pjesëmarrës në koncertin e organizuar në natyrë, I cili u anulua më pas.
Travis Scott, organizatori i këtij koncerti, gjatë performancës së tij 75-minutëshe ndaloi disa herë pasi pa njerëzit dukë u lënduar.
Reperi kërkoi disa herë nga sigurimi që t’u dalin në ndihmë atyre.
Scott thotë se është i shkatërruar nga vdekjet dhe lëndimet që ndodhën në koncertin e tij dhe ka premtuar “bashkëpunim të plotë” për policinë. /arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...