Sot femrat në të gjithë botën festojnë 8 Marsin, ditën e gruas.
Por, kjo ditë nuk është festë për 32-vjeçaren nga Shkodra Qamile Muhari, e cila ka kaluar shumë peripeci pas braktisjes nga nëna kur i vdiq babai dhe ishte vetëm 6 muajshe.
Qamilja ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ se është rritur nga gjyshja dhe është martuar në moshën 15 vjeçare.
Por vuajtjet e saj nuk mbarojnë këtu, pasi martesa dështoi pas 2 vitesh dhe ajo u divorcua.
Nga kjo martesë solli në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Vajzën e ka marrë ish bashkëshorti në Itali, ndërsa djali jeton me atë.
32-vjeçarja uron nënën e saj për 8 marsin pavarësisht se ajo e ka refuzuar sepse është e martuar, shkruan BW.
Lotët tuaj nuk reshtin pse?
Sepse unë jam rritur me gjyshen sepse babai më vdiq kur isha e vogël.
U martova 15 vjeçe, dhe pasi bëra 2 fëmijë u divorcova.
Kur më vdiq babai, mamaja u martua dhe na la.
Por edhe mbasi keni gjetur mamanë tuaj ajo ju ka refuzuar, kush është mesazhi juaj?
I uroj një 8 mars të gëzuar. Të jetë mirë dhe se kthehet mbrapa nuk është gabim.
Shaban (djali i Qamiles) kush është mesazhi juaj ndaj nënës për 8 marsin?
Unë i uroj gëzuar, por nuk jam munduar asnjëherë t’i bëj dhuratë se nuk kam mundur.
Qamile kur more vesh çfarë ka ndodhur me nënën tënde?
Pyeta gjyshen dhe ajo më tregoi që kishte ikur pa vdekjes së babait.
Mbas sa vitesh e ke takuar nënën tënde?
Isha 8-9 vjeçe atëherë kur e takova dhe më tha çfarë do ti këtu.
E kam takuar dhe njëherë tjetër më ka thënë nuk mundem se unë jam e martuar.
Ku jeton nëna jote?
Jeton aty afër në Shkodër.
Çfarë ndjen ti nga refuzimi i saj?
Unë ndihem shumë keq.
Komunikoni me vajzën tuaj dhe ku ndodhet ajo?
Po komunikoj, ajo ndodhet me ish bashkëshortin ne Itali.
Është vajzë shumë e mirë dhe shumë mirë me mësime.
Djali nuk vazhdon shkollën sepse nuk kam pasur mundësi të arsimoj sepse jam pa punë.
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...