Google ADS

73 vjet martesë, Princi Filip kishte ‘vetëm një ankesë’ për Mbretëreshën Elizabeth

19:50 | 21 Prill 2021
A. B.

Princi Filip kishte vetëm ‘një ankesë’ në lidhje me Mbretëreshën Elizabeth II gjatë martesës së tyre 73 vjeeçare.

Mediat e huaja kanë zbuluar edhe ankesën e tij rreth Mbretëreshës viteve të fundit.

Duka i Edinburgut theksoi se ajo kalonte shumë kohë në telefon, sipas biografit të tij Gyles Brandreth.

Të mërkurën, autori mbretëror u shfaq në programin televiziv britanik “Lorraine”, ku ndau disa njohuri për Philip bazuar në 40 vjet miqësi.

Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?. Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën, tha Brandreth. “Ai e dinte që e gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”, thekson DailyMail.

Filip, i cili kaloi më shumë se shtatë dekada në mbështetje të gruas së tij, vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme