Madonna pozoi në të brendshme teksa përgatitej për trajtim rigjenerues.
Madonna tregoi fizikun në disa fotografi që ndau me ndjekësit në Instagram, të martën, shkruan ThSun.
Këngëtarja 61-vjeçare shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në një palë të brendshme, pasi ajo pozoi para pasqyrës.
Madonna ua tregoi fansave figurën trupore. E ëma e gjashtë fëmijëve pozoi pa grim, ndërsa dukej e freskët dhe rinore.
Ajo sqaroi se do t’i nënshtrohej një trajtimi rigjenerues.
“Më në fund do të marr trajtimin tim rigjenerues për kërcin tim që mungon !! Unë do të hidhesha lart e poshtë nëse do të mundesha pas 8 muajsh me dhimbje. ! Më uroni fat!”, ka shkruar ajo.
Mjekësia rigjeneruese është procesi i zëvendësimit ose “rigjenerimit” të qelizave, indeve ose organeve njerëzore të njeriut për të rivendosur ose vendosur një funksion normal.
Ylli kishte probleme gjatë turneut botëror Madame X në fillim të këtij viti, pasi ajo vuante nga lëndimi i gjurit dhe u detyrua të anuloj 14 koncerte.
Madonna së fundi ka thënë se e kishte COVID-19 gjatë turneut, por kishte menduar se është grip i zakonshëm.
https://www.instagram.com/p/CAGa5Uth7eG/?utm_source=ig_web_copy_link
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...