50 Cent reagon ndaj akuzave për producentin e njohur

23:42 | 4 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Reperi i njohur 50 Cent kafolur së fundmi mbi akuzat ndaj producentit Randall Emmett.

Reperi ndau mendimet e tij përmes Instagramit të premten, një ditë pasi Los Angeles Times publikoi një artikull ku akuzonte Emmett se ofronte role aktrimi në këmbim të favoreve seksuale.

“Shihni se kjo është arsyeja pse e detyrova të më jepte paratë e mia deri të hënën”, ka shkruar ainë postimin. “Pastaj pasi ai duhej të qëndronte 100 metra larg meje.”

Mirëpo, pavarësisht komentit, ekipi i producentit  këmbëngul se ai nuk ka asnjë problem me artistin.

“Randall do të jetë gjithmonë mirënjohës për miqësinë e tij dhjetëvjeçare me 50 Cent dhe ka respekt të madh për të”, u shpreh përfaqësuesi i tij për revistën Us.

Reperi filloi grindjen me producentin në vitin 2019, kur ai e akuzoi se i kishte para borxh. Themeluesi  i G-Unit pretendoi se ai i kishte dhënë Emmett 1 milion dollarë hua.

Avokatja, Gloria Allred po përfaqëson aktoren që ka akuzuar themeluesin e ‘Oasis Films’ për sjellje të pahijshme seksuale. Gruaja pretendon se ka punuar me të në projekte të shumta gjatë tre viteve dhe ka përmbushur kërkesat e tij të supozuara për të kryer favore seksuale në mënyrë që të gjejë punë aktrimi.

Allred përshkroi akuzat në një letër të tetorit 2021 drejtuar Randall. Rreth tre muaj më vonë, ai  dyshohet se nënshkroi një marrëveshje zgjidhjeje që i dha akuzueses 200,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj./Lapsi.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme