Instagram sapo ka humbur një përdorues me shumë ndikim.
Raperi 50 Cent i ka thënë lamtumirë rrjetit shoqëror të fotove, i cili është në pronësi të Facebookut, duke ndarë një imazh teksa ishte i veshur me kostum dhe kravatë ndërsa ngre një dolli.
“Unë jam duke u larguar nga IG, jam duke shkuar sërish në Twitter. Ata kanë fshirë një postim timin duke mos më njoftuar më parë”, ka shkruar këngëtari amerikan.
Sipas blogut të industrisë muzikore HotNewHipHop.com, përmbajtja në fjalë ishte një foto e ballinës së albumit të ri të Teairra Maris, i cili kishte përmbajtje seksuale.transmeton telegrafi.
Theksojmë se materialet pornografike nuk lejohen të publikohen në Instagram, por edhe në rrjetet e tjera sociale.
Kujtojmë se pika e dytë në kushtet e përdorimit të rrjetit social shkruan “Ju nuk mund të postoni shërbime të dhunshme, lakuriq, pjesërisht të zhveshura, diskriminuese, të paligjshme, të shkelura, të urryera, pornografike ose seksualisht sugjeruese ose përmbajtje të tjera”.
Ndryshe, Curtis James Jackson III, i njohur profesionalisht si 50 Cent, kishte rreth 19 milionë ndjekës në këtë rrjet social.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë