Pak para nisjes së spektaklit shumë të ndjekur të kërcimit “Dance with me 6”, u zbulua se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon.
Juria nuk do të mbetet me dy anëtarë, por Robertin do e zëvendësojë një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Burime për “Blitz.al” thonë se ai është Gentian Zenelaj të cilin e shihni çdo mbrëmje në “Stop”.
Genti ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në jurinë e “Dance with me”, por nuk mbetet shumë kohë nga nisja e spektaklit.
Gjithashtu prej disa ditësh janë zbuluar edhe çiftet pjesëmarrëse që do të jenë: Eduard Ndocaj dhe Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Mateus Frroku me Eliona Pitarkan, Ermal Peçi me Eva Muratin dhe Valer Kolnikaj me Marsela Çibukajn.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...