5 veshje ikonike të Adelina Ismailit

15:54 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Vetë Adelina Ismaili është ikonike dhe si rrjedhim, edhe veshjet e saj. Për të kanalizuar divën tuaj të brendshme këtë 31 tetor, zgjidhni një nga look-et e mëposhtme.

Veshja e parë, nga “Sajzezo,” është për trimet që e marrin guximin të dalin me trupore prag dimrit për hir të modës. Rripat, choker-i dhe flokët rrica janë shumë të rëndësishëm.

Nga “Mos ma ndal,” Adelina kokë e këmbë e kuqe, me pantallona lëkure dhe një kanotjere që lidhet në qafë. Plus, shumë zinxhira dhe një rrip gjigant.

Për ato që duan të dalin, por jo të thajnë, veshja skenike e Adelinës në “Zemrën nuk ta fal” ka bluzë të bardhë Dash, pantallona me kuadrata dhe një pellush lejla. Në fakt, tani që e shohim, kjo vishet kurdoherë.

S’kishim pikë dyshimi që Adelina ka veshur diçka që s’pranon të brendshme të paktën njëherë. Ky fustan mund të jetë pak më i vështirë për t’u gjetur në dallim nga veshjet e tjera, por ia vlen shkruan Revista Anabel.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme