Në të shumtën e kohës, Kim-in e shohim teksa jeton versionin më të mirë të jetës, por ka diçka tjetër që i bën njerëzit ta duan. Fakti që ndan me ta atë ç’ka ndodh në prapaskenë.
Nëna e 4 fëmijëve, së fundmi foli gjatë për komplikimet që iu desh të kalonte gjatë shtatzënisë me dy fëmijët e parë, Saint dhe North West. Ajo vuante nga një gjendje që quhet placenta accreta, që do të thotë se placenta nuk shkëputet me lehtësi nga muret uterine në kohën e lindjes.
Në videon e postuar në llogarinë e saj të Instagram-it, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” përmendi dhe njëherë gjithë vështirësitë e lindjes, duke thënë ndër të tjera se i është nënshtruar 5 operacioneve brenda një viti, pas lindjes së Saint-it, për të rregulluar gjithçka s’shkonte siç duhet brenda trupit të saj. Pas lindjes së vajzës, plaçenta e Kim nuk doli kurrë jashtë dhe një fenomen i tillë mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Zonja West, tha gjithashtu se ndonëse u përpoq shumë të mbante brenda saj një tjetër fëmijë, mjekët s’ja lejuan.
Sidoqoftë, vështirësitë nuk ia zbehën ëndërrën për të patur një familje të madhe. Kim bëri dhe 2 fëmijë të tjerë, (Chicago dhe Psalm) përmes një nëne surrogate.
“Jam e bekuar për fëmijët e mi, pavarësisht si erdhën tek unë, ata erdhën tek unë.”- dëgjohet të thotë 39-vjeçarja në fund të videos.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...