Dy banoret e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Anisa kanë pasur një përplasje.
Xheneta e ka imituar Anisën në mënyrën se si flet teksa i tha se “nuk mund të flas me ty, kur flet si njeri eja fol me mua”.
Anisa i tha se si njeri po i flet, gjersa ia përmendi Drilonin duke e akuzuar se ka nisur të rri me të pasi e pa se po pëlqehet nga publiku.
“Po i shkon në krevat, po flet me të, nganjëherë po do me e puthë me përqafu”, i tha Anisa
“Unë nuk kam ardhë sikurse ti prej jashtë për një djalë, për pak harrove edhe qëllimin tënd për çka ke ardhë mos të ishte Vëllau i Madh me ta qitë ndërmend”, ia ktheu Xheneta.
Tutje Anisa i tha Xhenetës se nuk është qëllimi i saj të bëj të dashur brenda shtëpisë, ndërkohë që thekson se e njëjta asnjëherë nuk ka ofenduar e as nuk ka prekur në pika të dobëta.
Ato kanë vazhduar debatin e tyre, teksa nuk kursyen as ofendimet ndaj njëra-tjetrës.
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet