Google ADS

E dashura e Bleros për akuzat e Lindës: Nuk ka faj ai është seksi

14:37 | 14 Nëntor 2023
K.B

Pas akuzave të rënda në drejtim të Bleros nga Linda, ka ardhur edhe reagimi nga e dashura e këngëtarit.

Ajo në formë ironie i ka thënë asaj që mund ta shikosh Bleron (burrin e saj) pa frikë, pasi sipas saj hera e fundit kur ka parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vitë më parë, në kohën kur Linda thotë se ka ndodhur ngjarja.

Tutje ajo nuk i vë vaj Lindës, pasi thotë se Blero është thjesht seksi.

“Kam dy fjalë për Lindën, kqyr me sy e s’o për ty.

Jo, po bëj shaka… shiko burrin tim pa frikë, e di që hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vjet më parë.

Ai është thjesht seksi, nuk ka faj Linda”, shkruan e dashura misterioze e Bleros.


Kujtojmë se Linda u shpreh për Bleron se vite më parë ai ka tentuar që t’i hyjë në dhomën e hotelit, në kohën kur ai ishte ende i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.

Nga ana tjetër Blero i ka mohuar të gjtitha akuzat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme