Këngëtarja Eli Fara ka folur për marrëdhënien e ngushtë që ka me të bijën.
E ftuar në programin “Dola te Ola” në televizonin News24, Fara tregoi se është bërë nënë kur ka qenë 18 vjeçe dhe se asokohe nuk e kuptonte gjithçka ndodhte duke qenë se ishte shumë e re për të marrë përgjegjësitë që kërkon një fëmijë.
“Kur Marina ishte 17 vjeçe u bëra më e përgjegjshme dhe isha 35 vjeçe”, tha ajo.
Këngëtarja rrëfeu se tani që ajo është rritur e sheh të bijën me një peng në zemër pasi për shkak të punës nuk ka mundur t’i qëndrojë pranë aq sa ajo do të kishte dashur.
Në studio u shfaq një videomesazh nga Marina dhe këngëtarja u prek.
“Të dua shumë, je krenaria ime, dashuria ime më e madhe. Je motivi që më shtyn të eci përpara, je shembulli më i mirë që një fëmijë mund të ketë në jetë. Të uroj të kesh jetë të gjatë dhe të bukur ashtu si ti je brenda dhe jashtë. Të dua pafund”, u shpreh ajo.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...