Ylli i pop-it shtoi me rreth 26,000 paund në ditë asurinë e saj duke i shtuar kompanisë së saj një fitim prej 4.1 milion paund. Dua e cila krijoi kompaninë “Dua Lipa Limited” në vitin 2014 synon të përfundojë albumin e saj të tretë në studio në pjesën e parë të 2023.
Këngëtarja publikoi albumin e saj debutues të vetëtitulluar në vitin 2017, dhe që atëherë, ajo është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e popit.
Sipas gazetës Daily Mail, firma e Duas ka asete me vlerë deri në 36.2 milionë paund ku 14.7 milionë paund janë të lidhura në investime.
Megjithatë, viti 2023 është gati të jetë një vit edhe më i begatë për yllin e popit 27-vjeçar, që së shpejti do të korrë shpërblimet e turneut të saj “Future Nostalgia”.
Në fillim të këtij viti, Dua u dha fansave një pasqyrë se çfarë mund të presin nga albumi i saj i ri, duke shpjeguar se tani ndihet më e “çliruar” se kurrë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?