20 vjet lumturi martesore

18:26 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Cindy Crawford dhe Rande Geber, kishin një ditë shumë të veçantë – ata festuan dy dekada lumturi martesore.

Në nder të kësaj dite të veçantë, çifti shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i thënë disa fjalë të përzemërta njëri-tjetrit.

“20 vjet më parë ecëm bashkë. Nuk mund të kisha zgjedhur një njeri më të mirë se ty për ta bërë këtë gjë. Të dua”, shkroi Cindy së bashku me një foto të dasmës, transmeton klan kosova.

Rande shtoi: “Sot, 20 vjet më parë, dy fëmijë të mahnitshëm dhe kjo vajzë e bukur me krahët e saj që më mbajnë fort gjithnjë. Faleminderit për jetën tonë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme