Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga martesa e bujshme e princ Harry-t dhe ish-dukeshës Meghan Markle, shtypi britanik vazhdon të rrëmojë rreth asaj dite që mbajti gozhduar para ekranit britanikët, e jo vetëm, e cila mund të themi pa frikë që ndryshoi rrjedhën e familjes mbretërore.
Që prej momentit që Meghan hyri në familjen mbretërore është përfolur se ajo nuk shkonte dhe aq mirë me Kate. Në fakt, këtu ka pasur diçka të vërtetë. Dy kunatat nuk janë marrë vesh gjithmonë me njëra-tjetrën dhe një prej këtyre “debateve” ka dalë në dritë së fundmi.
“The Telegraph” ka bërë të ditur se ditën e celebrimit, Kate nuk i ka mbajtur lotët pas një diskutimi që ka pasur me kunatën për sa i përket veshjes së shoqërueseve të vogla, konkretisht Princeshës Charlotte. Ndërsa tani një burim për Tatler ka konfirmuar se Kate u mërzit, pasi ajo donte që Charlotte dhe shoqërueset e tjera të ndiqnin protokollin dhe të vishnin geta.
“Pati një incident në ditën e dasmës. Ishte një ditë e nxehtë dhe kishte dyshime nëse shoqërueset duhet të vishnin apo jo geta. Kate, duke marrë parasysh protokollin, ishte e mendimit që duhej. Meghan nuk donte që ato t’i vishnin”, tha burimi./vizonplus/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...