Google ADS

Tension në familjen mbretërore, çifti në konflikt me mbretëreshën

09:18 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Në familjen mbretërore duke se situata nuk është edhe aq e qetë. Shtatzënia e tretë e princeshës Kate, duket se ka tensionuar situatën mes çiftit dhe mbretëreshës Elizabeth.

E gjitha nisi pas një kërkese që William i drejtoi gjyshes së tij, për të reduktuar eventet e Kate gjatë kohës që ajo është shtatzënë.

Kjo kërkesë jo vetëm që nuk është pëlqyer nga mbretëresha, por ajo e ka kundërshtuar atë. Pavarësisht situatës jo edhe aq të mirë shëndetësore në të cilën ndodhet Kate, përsëri për mbretëreshën nuk ka qenë e arsyeshme kjo kërkesë.Ndërsa flitet se biseda mes saj dhe nipit ka qenë shumë e ftohtë. Nga ana tjetër, William nuk ka ndërmend të mos e suportojë Kate deri në fund.

Mbretëresha shquhet për turet e saj të gjata, në një kohë kur pësoi humbjen e babait dhe u përball me lindjen e dy fëmijëve. Nuk është hera e parë që kreu i oborrit mbretëror krijon hatërmbetje lidhur me rastet e prindërimit. Ishte Princeshë Diana ajo që i kërkoi të njëjtën pauzë si Kate, kur ishte shtatzënë me djalin e parë William. Kohët kanë ndryshuar shumë…!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme