Google ADS

Surprizë në Big Brother VIP! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve

21:37 | 15 Mars 2025
Q L

Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku janë futur në “Big Brother VIP’, për të sfiduar banorët.

Sfida e mosreagimeve ka vijuar edhe gjatë prime-t të sotëm, ku opinionistët u futën brenda në shtëpi.

Ata nuk kanë reaguar, duke i qëndruar besnikë lojës së tyre. Megjithëse dyshja kanë folur me ta, sërish nuk kanë marrë asnjë reagim.

“Banorë siç e shihni sfida e mosreagimeve vijon ende. Neda dhe Arbri më janë larguar nga studioja sot. Banorë me mua mund të reagoni. Vëllai i Madh më thotë se Neda dhe Arbri do të qëndrojnë aty ende”, tha Ledion Liço.

Ndër të tjera ka qenë Ola ajo që ka reaguar duke i thënë se opinionistët nuk janë brenda shtëpisë së BBV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm