Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Reperi, i cili muaj më parë doli nga burgu, është rikthyer fuqishëm me këngë të reja, ndërsa një prej tyre pritet ta publikojë me datën 1 tetor.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, teksa prezanton para fansave një pjesë të shkurtër të këtij projekti, i cili mban titullin “Hey Mama” dhe vjen në bashkëpunim me MRK.
Gjatë kësaj kohe, 33-vjeçari solli tri projekte përfshirë, “Real Life”, “Big Booty” dhe “Nuk është vetëm gang”, dy prej të cilave janë bashkëpunime.
I njëjti po ashtu javë më parë njoftoi fansat e tij se tashmë ka ndërruar vendbanim dhe me këtë rast ka zgjedhur kryeqytetin kosovar, Prishtinën.
Veç tjerash, Stresi po vazhdon të jetë tejet i ndjekur në rrjetet sociale dhe duket se fansat e reperit mezi po e presin projektin e tij të ri. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit