Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar disa foto në Instagram duke shfaqur një stil të jashtëzakonshëm.
Krijuesja e shumë hiteve shfaqi figurën e mahnitshme me një kostum të ngjashëm ndërkohë që po shijonte një kafe në një pushim nga puna dhe angazhimet e mëdha.
Bukuroshja kosovare u shfaq me një triko me një stil të veçantë që ia tregonte njëherësh barkun e tonifikuar në mënyrë të përsosur.
Ajo e kompletoi pamjen me një palë xhinse të verdha që shfaqnin disa prerje në pjesën e kofshës.
Rita pozoi në një sërë pozicionesh të ndryshme, e cila shikonte në mënyrë joshëse në kamerë përpara se të kthehej për të ofruar një pamje të pjesës së poshtme.
Sa i përket grimit, autorja e “Anywhere” zgjodhi të bënte një grim po ashtu unik që të siguronte vëmendjen e plotë.
Rita mes tjerash në gusht u raportua se është martuar fshehurazi me partnerin e saj, Taika waititi, në një ceremoni private në Londër.
Çifti dolën publikisht me lidhjen e tyre vitin e kaluar, kurse për herë të parë së bashku ishin parë në prill të vitit 2021./arbresh.info/
View this post on Instagram
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...