Katy Perry dhe Taylor Swift kanë vendosur të lënë prapa armiqësinë prej më shumë se pesë vitesh me njëra-tjetrën.
Kjo është arritur pasi Katy i ka dërguar Taylor një kuti në të cilën kishte vendosur një letër ku shkruante “mungesë komunikimi” dhe “më vjen thellësisht keq”, transmeton Arbresh.info.
Po ashtu në kuti kishte një degë të ullirit që janë simbol i paqes.
Taylor e ka publikuar kutinë bashkë me letrën dhe degën e ullirit brenda duke e falënderuar Katyn.
Armiqësia mes këngëtareve kishte shkuar deri aty sa i kishin kushtuar edhe këngë njëra-tjetrës.
Derisa “Bad Blood” mendohet të jetë kënga e Taylor për Katyn, “Swish, Swish” thuhet se është kënga që Katy e ka bërë pikërisht për Taylor./Arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte