Nicki Minaj tashmë është e lumtur, por nuk i harron kohët kur ishte në një marrëdhënie abuzive. Për këtë arsye, ka vendosur të shpërndajë në Twitter një rrëfim tejet të ndjerë, i cili na bën thirrje të duam veten dhe të ndihmojmë njëra-tjetrën për t’u larguar nga këto lidhje jo të shëndetshme:
“Kur shihni një vajzë në një marrëdhënie abuzive, në vend që të qeshni dhe të thoni gjëra të liga, mundohuni t’i jepni këshilla nga zemra dhe lutuni për të që të mësojë vlerën e saj. Të gjithë kemi qenë në atë pikë. Unë shihja prindërit e mi që ziheshin dhe bërtisnin pa ndalim dhe kurrë nuk u divorcuan, kështu që mendoja se kjo ishte sjellje normale. Unë vërtet mendoja se dashuria duhet të të lëndonte. Ne jemi thjesht njerëz. Nuk është e lehtë të largohesh. Sidomos në botën e Instagramit ku gjithçka që njerëzit duan të bëjnë është të postojnë foto “relationship goals” për pushtet dhe vëmendje. Një djalë duhet të të bëjë të ndihesh e sigurtë, jo e frikësuar. Mbaj mend që unë ndihesha shumë e frikësuar të flisja sepse asnjëherë nuk e dija se kur ai personi mund të ishte në një humor të caktuar dhe unë ndoshta mund të thoja një gjë gabim dhe kjo do e bënte të më qëllonte. Kështu që diferenca që ju shihni te unë tani është ajo ndjenja kur një vajzë ndihet e vlerësuar, e sigurtë dhe kur e duan pa kushte. Por si fillim, m’u desh të mësoja si të doja VETEN. Nëse nuk do e linit një burrë ta trajtonte ashtu mamanë, motrën apo shoqen tuaj të ngushtë sepse i doni ato, atëherë nuk duhet ta lini një burrë t’ju trajtojë juve ashtu sepse ju e doni VETEN.”
Nicki është tashmë në një lidhje të lumtur me Kenneth Perry, dhe ka në plan të martohet së shpejti me të. Dhe vërtet që diferenca me Nickin e vjetër duket goxha.
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës