Era Istrefi është ndër të pakta këngëtare shqiptare që ka arritur ta njoh suksesin edhe jashtë vendit.
Falë superhitit ‘BonBon’ ajo siguroi një kontratë më SonyMusic, më pas publikoi këngën e rradhës ‘Redrum’ e tashmë ka realizur projekte të ndryshme në tregun amerikan.
Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë për ‘Nexus Radio’ në Amsterdam ku u shpreh se nëse nuk do të ishte këngëtare ajo do të kishte zgjedh profesionin e psikologes.
‘Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut.” – tha këngëtarja shqiptare.
Gjatë intervistes këngëtarja iu kthye edhe performances tek ‘Kupa e Botës’krahas Will Smith dhe Nicky Jam ku tregoi:
‘Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme.” – tha Era.Burimi Anabel.al
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...