Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni muaj më parë kishte konfirmuar romancën me modelen e njohur ruse, Ariana Lirey.
Por, ndonëse dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit duke mos i kursyer as dedikimet në rrjetet sociale, dyshja tashmë i kanë ndarë rrugët.
Ndarja e tyre fillimisht u konfirmua nga modelja dhe më pas edhe nga vet reperi shqiptar, i cili në një postim në Instagram tha se ka respekt për të, por e porositi që të mos e luaj viktimën.
Megjithatë kjo nuk ka përfunduar me kaq, modelja sërish në një postim në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit ka vazhduar me mesazhe drejtuar reperit nga Drenica.
“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar. Ti je mësuar të admirohesh nga të gjithë, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por maska e djalit të mirë prapë do të hiqet. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, ka shkruar Lirey në postim.
Kujtojmë që modelja gjatë lidhjes së tyre bëri një tatuazh kushtuar reperit, të cilin ka deklaruar se pas ndarjes do ta heq.
Në anën tjetër Don Xhoni po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore dhe koncerte. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...