Milaimi Zeka i ashpër me banorët: Të gjithë i njohim kush i mbush hundët e kush pi, por nuk jemi këtu për gjëra të tilla

22:12 | 28 Tetor 2024
E.H

I ashpër ka qenë reagimi i opinionistit të BBVK-së, Milaim Zeka pas shfaqjes së klipit për alkoolin.

Ai iu drejtua banorëve duke ju thënë që nuk po përcjellin mesazhe të mira jashtë shtëpisë.

“Të gjithë i njohim privatësinë e njëri-tjetrit, kush i mbush hundët e kush pi dhe kush ka fjet 48 orë jo në krevat por në tualet nga alkooli dhe droga, por nuk jemi këtu për të folur për gjëra të atilla”, u shpreh ai.

“Ju që jeni brenda duhet me përcjell mesazhe te familjet kundër abuzimit. Kam kolegë të mit që janë penduar nga abuzimi dhe e kanë ndërpre, ju po e reklamoni alkoolin, kur pini futjani gjumë”, shtoi tutje Zeka.

Debatet mes banorëve dhe opinionistëve po vazhdojnë gjatë spektaklit të sotëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme