Melinda Ademi paralajmëron këngën e re

22:07 | 20 Tetor 2021
KRG

Reperja shqiptare, Melinda Ademi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Artistja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz, të fundit këngë e solli në muajin korrik.

Derisa kanë kaluar thuajse katër muaj, 25-vjeçarja ka njoftuar fansat se po rikthehet me diçka të bukur.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Duke theksuar linjat e fizikun e bujshëm, krijuesja e hitit “Qa din ti” duket se ka nisur edhe përgatitjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

“Diçka e bukur po vjen”, ka shkruar ajo.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës janë kurioz të dinë më shumë rreth asaj që po sjell.

“Ay Caramba”, realizimi i fundit me Norën dhe Gjikon deri më tani ka kaluar shifrën e 16 milionë klikimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme