Sot (e martë) është martuar djali i këngëtares së mirënjohur, Gili dhe kompozitorit, Ilir Berani.
Këtë e ka ndarë me fansat vet artistja në një postim të publikuar në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Krijuesja e hitit “Edhe pa ty u knaqa” shpërndan momentin e veçantë teksa duket se dashuria e tyre u kurorëzua në ishujt Maldive.
“Urime martesa Robert Berani dhe Herolina. U trashëgofshi. 22.02.2022”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e fansat.
Fevzije Konushevci (emri i vërtetë) vlen të ceket se është e martuar prej shumë vitesh me Ilirin dhe kanë së bashku dy djem: Robertit dhe Redonit.
Gili nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër