Kylie Jenner është pjesëtarja e fundit nga familja Kardashian që është bërë pjesë e kopertinës së ‘Vogue Australia’.
Kylie është në kopertinën e revistës së njohur për muajin shtator dhe është shfaqur më natyrale se kurrë më parë.
Ajo çfarë ka rënë në sy është fakti që Kylie nuk kishte vendosur aspak make up dhe për këtë gjë është vlerësuar shumë si nga publiku i thjeshtë, por edhe nga kritikët e modës.
Në intervistën e saj për ‘VOGUE’, Kylie ka foluar për jetën si nënë, marrëdhënien me partnerin Travis Scott.
Kylie ka treguar se që nga lindja e vajzës së saj ajo ka ndryshuar plotësisht.
“Më parë i jetoja ditët si të më vinin, ndërsa tani mendoj më shumë për të ardhmen.
Tani e dua veten time më shumë.
Gjithashtu po mundohem të jem një njeri më pozitiv dhe të shijojë çdo gjë”, – ka thënë Kylie.
Më tej ajo ka thënë se Travis është shumë i mirë me të dhe të dy po mësojnë çdo gjë së bashku.
Në lidhje me heqjen e mbushësit të saj në buzë, Kylie ka thënë se tani ndihet shumë më e sigurt dhe e pranon veten ashtu siç është.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...