Ed Sheeran nuk është i vetmi muzikant që kërkohet të këndojë për një kauzë të mirë.
Rok grupi ukrainas, “Antytila” ka publikuar një video tashmë virale në TikTok duke e pyetur yllin e muzikës pop se mund të performojnë ‘nën bomba’ nga Kyiv gjatë koncertit të ardhshëm bamirës “Concert For Ukraine”.
Sheeran tani është vendosur të dalë në skenë së bashku me artistë të tjerë të famshëm në koncertit e 29 marsit në Resorts World Arena në Birmingham, Angli.
https://www.instagram.com/p/Cberm78If1J/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c77d73e9-82bb-4ac1-9f72-7ecb65412b9e
Fitimet do të shkojnë për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë mes luftës nga Rusia.
“Përshëndetje Ed Sheeran, përshëndetje nga Kyiv. Ne ofrojmë të bëjmë një transmetim të drejtpërdrejtë midis Kyiv dhe Birmingham me Antytila që i bashkohet koncertit nga distanca”, ka qenë shkrimi i tyre i publikuar në rrjete sociale.
Klipi shfaqte një treshe anëtarësh të grupit të veshur me uniforma ushtarake jashtë një ndërtese të shkatërruar nga lufta dhe duke dhënë një mesazh falënderimi për mbështetjen britanike në vazhdën e pushtimit nga Rusia.
https://www.instagram.com/p/CbaP5Xio0Tu/
“Nëpërmjet muzikës, ne duam t’i tregojmë botës se Ukraina është e fortë dhe e pa pushtuar”, tha një nga anëtarët e grupit.
“Ne do të luftojmë dhe do të këndojmë për fitoren para gjithë botës që na mbështet”.
Camila Cabello, Snow Patrol, Emeli Sande, Becky Hill, Nile Rodgers, Gregory Porter, Tom Odell dhe The Manic Street Preachers janë yjet e tjerë që do të performojnë gjithashtu. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...