Fero dhe Rina e kalojnë 2 milionëshin në Youtube për vetëm 5 ditë

09:54 | 16 Prill 2018
Arbresh.info

Reperi Fero dhe këngëtarja e re Rina kanë publikuar një bashkëpunim para vetëm 5 ditësh.

Ajo titullohet “S’ka konkurrencë” dhe vjen në stilin rep si nga Fero ashtu edhe Rina, shkruan Arbresh.info.

Kënga ka arritur të pëlqehet shumë pasi për vetëm 5 ditë nga publikimi ka kaluar më shumë se 2 milionë klikime.

Fero njihet si reper i ri në skenën e repit të Kosovës mirëpo ka bërë bujë me këngët e tij./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme