Google ADS

Dua Lipa ka 39 për qind ndjekës të rremë në Instagram

21:34 | 12 Gusht 2019
L G

Instituti britanik për “Performancën e Muzikës Moderne” ka analizuar ndjekësit e llogarive të njerëzve të famshëm në Instagram.

Ky institut ka nxjerrë të dhëna shokuese ku rezultuan se shumë artistë kanë “followers” të rremë gjersa fitojnë miliona euro në saje të tyre.

Në mesin e tyre janë edhe dy yje shqiptare – Dua Lipa si këngëtare si dhe aktorja, e cila së fundi u bë nënë, Eliza Dushku.

https://www.instagram.com/p/B022LVAB41r/

E para pozicionet në vendin e 41 të kësaj liste, me 32 milionë ndjekës në total, e nga të cilët 39 për qind janë të rremë. Artistja gjendet në vendin e 33-të me po të njëjtën përqindje, por ka 583 mijë ndjekës.

Theksojmë se në vendin e parë është prezantuesja amerikane televizive Ellen DeGeneres, e cila ndiqet nga 74.4 milionë njerëz, 58 për qind e të cilëve janë të rremë.

https://www.instagram.com/p/Bzdd0y9nXHs/

Pason këngëtarja dhe aktorja Katie Perry me 53 për qind ndjekës të rremë; ylli Courtney Kardashian me 80 milionë ndjekës, gati gjysma e të cilëve, 49 për qind, janë fals.

Top-10 të famshmit që kanë më së shumti ndjekës të rremë në Instagram.
1. Ellen DeGeneres – 49 për qind
2. BTS – 47 për qind
3. Kourtney Kardashian – 46 për qind
4. Taylor Swift – 46 për qind
5. Ariana Grande – 46 për qind
6. Deepika Padukone – 45 për qind
7. Miley Cyrus – 45 për qind
8. Katy Perry – 44 për qind
9. Khloe Kardashian – 43 për qind
10. Priyanka Chopra – 43 për qind /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme