Google ADS

Don Xhoni publikon “EP”-in me katër këngë “Shah Mat”

19:33 | 16 Dhjetor 2022
E.H

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhon ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të paralajmëruar disa javë më parë.

Ylli i hitit “Mafia” ka lancuar “EP”-in e tij të parë të titulluar “Shah Mat” dhe të përbërë nga gjithsej katër këngë bashkë me video klipe.

“Boki”, “Testom”, “Q#va”, “Dilema” janë këngët e këtij projekti, të cilat po sa u publikuan filluan të pëlqehen e klikohen me të madhe.

Kujtojmë se kënga e fundit e Don Xhon mbetet bashkëpunimi me Era Istrefin – “Hala”, një projekt muzikor që ka grumbulluar mbi 30 milionë klikime në platformën YouTube./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme