Google ADS

Cozman thotë se ka refuzuar pesë herë ftesën për Big Brother

17:08 | 10 Korrik 2024
E.H

Reperi i njohur, Cozman, ka kohë që është distancuar nga mediat dhe intervistat.

I ftuar së fundmi në “Pushime on Top”, ai ka folur për jetën dhe karrierën e tij profesionale.

Artisti shqiptar është aluduar edhe për pjesëmarrjen në Big Brother VIP, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Këngëtari me këtë rast ka komentuar lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.

Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se pesë herë, por e ka refuzuar.

38-vjeçari nga Kosova është i bindur që as këtë herë nuk do të marrë pjesë.

“5 oferta kam refuzuar. Big Brother Albania, Big Brother Kosova”, u shpreh Cozman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme