Beyonce ‘puthet’ me dizajnerin e famshëm, çmenden rrjetet sociale

09:13 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Beyonce ka pësuar një goditje të madhe mediale ditëve të fundit.

Diva e muzikës R&B është takuar në një ndejë me personalitete të shumta, ndër të cilët edhe dizajneri i Roberto Cavallit, Peter Dundas.

Ky i fundit ka qepur shumë fustane për këngëtaren 36 vjeçare ndër të cilët edhe ata për ceremoninë e madhe muzikore, Grammy Awards, transmeton Arbresh.info.

Gjatë takimit mes tyre, Beyonce dhe Peter janë parë shumë të afërt e madje janë përqafuar.

Mirëpo mediat të cilat po i fotografonin kanë kapur çastet interesante ku dukej sikur ata po putheshin në buzë.

Kjo ka bërë që faqet zyrtare të Beyonces në rrjetet sociale të reagojnë duke shkruar se nuk është e vërtetë ajo që po qarkullon në media dhe se ata nuk janë puthur në buzë ashtu siç thuhet./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme