Dasma e tyre e shumëpërfolur nuk vuri në qendër të vëmëndjes vetëm ceremoninë që zgjati tre ditë, por edhe një detaj tjetër.
Shumë menduan se Xhensila ishte shtatzënë dhe këtë e faktonin me barkun e fryrë që dukej sipër fustanit. Megjithatë as ajo vetë as Besi nuk e konfrimuan diçka të tillë. Por sot teksa ka qenë i ftuar në “Wake Up”, aktori Bes Kallaku ka folur edhe rreth martesës dhe ka zbuluar se ai dhe këngëtarja janë më gati se kurrë për të krijuar familjen dhe planet janë shumë të afërta. Duke pohuar se ka ardhur koha për një fëmijë, ai tha: “Kur ta sjellë Zoti, por në punë jemi. E duam vërtetë një fëmijë.”
Madje zbuloi edhe se Xhensila po e mendon shumë së fundmi mëmësinë.
“Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje”, tha aktori.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...