Përveç talentit, Bebe Rexha njihet edhe për t’i thënë gjërat troç.
Ajo i ka demaskuar hapur drejtuesit e kompanive muzikore të cilët e kanë quajtur “shumë në moshë” për të qenë seksi, apo komente të tjera në lidhje me formën e trupit.
Këtë herë ajo tregon se si kompanitë e regjistrimit të videove muzikore e kanë nxitur të bjerë në peshë në mënyrë ekstreme.
“Donin që të humbisja pothuajse 10 kg në shumë pa kohë, dhe unë në atë kohë isha vetëm 59 kg”, thotë Bebe Rexha për “Cosmopolitan UK”.
Rexha tregon se si një nga drejtueset e bënte të shkonte në palestër dy herë në ditë dhe e shoqëronte kur hante: “Nuk po bie mjaftueshëm në peshë”, i thoshte, kur Bebe Rexha ishte ushqyer vetëm me sallatë.
“Detyrohesha të duroja urinë për shumë ditë para se të bëja një video”, thotë këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...