18 artistët e konfirmuar për “Eurovision 2021”, mes tyre një shqiptar

15:38 | 19 Maj 2020
Arbresh Info

Janë konfirmuar emrat e 18 artistëve që garojnë në “Eurovision 2021”.

Për shkak të pandemisë COVID-19, festivali evropian “Eurovision” është anuluar për këtë vit, shkruan lajmi.net.

Por, për respekt të pjesëmarrësve, është organizuar një shfaqje virtuale e titulluar “Eurovision: Europe Shine A Light”.

Me vendim të EBU-së, shtetet mund t’i dërgojnë përfaqësuesit e njëjtë edhe vitin e ardhshëm, por kënga duhet të jetë ndryshe.

“Eurovision.tv” ka publikuar listën e artistëve që do të garojnë në “Eurovision 2021”, mes tyre është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Gjon’s Tears, i cili përfaqëson Zvicrën.

Përveç zvicrës, shtetet që zgjodhën përfaqësuesit e këtij viti t’i dërgojnë në garë edhe vitin tjetër janë: Australia, Austria, Azebejxhani, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Letonia, Malta, Rumania, San Marino, Sllovenia, Spanja, Holanda dhe Ukraina.

Destiny (Malta)

Samanta Tīna (Latvia)

Senhit (San Marino)

Ana Soklič (Sllovenia)

Benny Cristo (Republika Çeke)

Vincent Bueno (Austri)

Montaigne (Australi)

Roxen (Rumani)

Efenti (Azerbajxhan)

Hooverphonic (Belgjikë)

Victoria (Bullgari)

Tognike Kipiani (Gjeorgji)

Stefania (Greqi)

Eden Alene (Izrael)

Blas Cantó (Spanjë)

Jeangu Macrooy (Holandë)

Go-A (Ukrainë).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme