16 vjetori i vdekjes tragjike të këngëtares Aaliyah (FOTO/VIDEO)

14:43 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Këngëtarja amerikane e zhanrit R&B Aaliyah Dana Haughton ndërroi jetë më 25 gusht 2001 në një aksident ajror, shkruan arbresh.info

002ac498ea0d09727c34aeaa7b1baf34-rip-aaliyah-aaliyah-haughton

Ajo ishte aktive në skenën muzikore nga viti 1991 deri më 2001 kur edhe vdiq tragjikisht.

Aaliyah njihet më së shumti për këngën ‘Try again’ ku në videoklip paraqitet edhe aktori Jet Lee.

https://www.youtube.com/watch?v=nEF_-IcnQC4

Ditën kur ndodhi aksidenti ajo kishte përfunduar xhirimet e këngës “Rock the boat” në Bahamas, dhe rrugës për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara u rrëzua aeroplani me të cilin udhëtonte.

Me t’u nisur aeroplani në 60 metra lartësi shpërtheu. Aaliyah ndërroi jetë nga djegiet e rënda dhe goditje në kokë. Ajo ishte vetëm 22 vjeçare./arbresh.info/

bahamas-plane-crash

https://www.youtube.com/watch?v=A5AAcgtMjUI

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme