Google ADS

14 shqiptarët me më së shumti ndjekës në Instagram

10:18 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Viteve të fundit për shumë personazhe publike, rrjetet sociale janë bërë shumë të popullarizuara.

Instagrami momentalisht është rrjeti më i pëlqyer nga personazhet publike shqiptare, dhe më i përdoruri, shkruan arbresh.info.

Tanimë, të gjithë artistët e kanë kuptuar se për t’u bërë lajm në media mjafton që të publikosh një imazh ose video në Instagram dhe kjo ndoshta është arsyeja pse gati të gjithë kanë profile personale në këtë platformë online.

Por Instagrami ka filluar edhe një garë, duke u “shtyrë” se cili ka më shumë ndjekës.

Pjesë e kësaj lufte janë dhe VIP-at tanë shqiptarë,  të cilët me kalimin e kohës po bëhen  edhe më të tërhequr për të qenë në frontin e “Mbretit të Instagramit”.

Arbresh.info ka bërë përzgjedhjen e dhjetë shqiptarëve më të ndjekur në Instagram.

Rita Ora është një këngëtare, aktore dhe fytyrë e shumë kompanive të njohura botërore. Ajo është një nga yjet me më shumë lidhje dhe ndikim në botë. Ajo është lindur në Kosovë por kur ishte një vjeçare, familja e saj ishte shpërngulur në Britani si refugjatë.

Karrierën e filloi në kompaninë e yllit të muzikës hip hop, Jay Z, prej të cilës u nda pas disa vitesh bashkëpunimi.

Rita është shqiptarja më e ndjekur në rrjetin social Instagram me gjithsej 12.5 milionë ndjekës.

Menjëherë pas Ritës, është Dua Lipa edhe kjo një këngëtare me prejardhje shqiptare por me famë botërore. Dua është këngëtare e shumë hiteve botërore. E viti 2017 ishte një vit i suksesshëm për Duan pasi që ajo u shpallë edhe si femra e vitin 2017 në Londër.

Lipa në rrjetin social Instagram është mjaftë e komentuar dhe e pëlqyer, ajo ka gjithsej 5.4 milionë ndjekës në llogarinë e saj personale.

Në mesin e shqiptareve të suksesshme në botë hyn edhe Bebe Rexha.

Bebe Rexha njihet për bashkëpunimet e saj me artistë të mëdhenj botëror si Nicki Minaj, Lil Ëayne e David Gueta.

Këngëtarja me prejardhje nga Dibra në Instagram ka gjithsej 3.7 milionë ndjekës.

Në mesin e të famshmëve më të ndjekur në Instagram nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë më me emër në botë.

I tillë është edhe ish-lojtari i Manchester United, Adnan Januzaj.

Me numrin nëntë ai është futbollist i skuadrës Real Sociedad, e ai radhitet si mashkulli shqiptar më i ndjekur në Instagram me 2 milionë ndjekës në Instagram.

Enca Haxhia radhitet e pesta në listën e shqiptarëve të famshëm, sa i përket ndjekësve në Instagram.

Me 1.6 milionë ndjekës, fotot e saj bëjnë çdo herë bujë në Instagram, falë formave trupore bombastike.

Action Bronson emri i vërtet i të cilit është Arian Asllani është një reper shqiptar që krijimtarinë e tij e ka zhvilluar në Amerikë. Përpos muzikës ai ka edhe emisionin e tij për përgatitjen e ushqimeve, ai është një shef i njohur kuzhine në New York.

Me 1.3 milionë ndjekës ai radhitet i gjashti në listë pas Enca Haxhiut.

Adnan Januzaj nuk është i vetmi futbollist i pëlqyer në rrjetet sociale. Edhe Xherdan Shaqiri është shumë i ndjekur në Instagram, më saktësisht ai ka në Instagram një milionë ndjekës.

Stoke City është skuadra ku Xherdan Shaqiri ushtron profesionin e një futbollisti.

Pas figurave shqiptare që veprojnë në botë, vije radha tek këngëtari i njohur shqiptar.

Si shqiptari i shtatë më i ndjekur në Instagram është reperi nga Shqipëria, Noizy i cili është edhe një prej reperëve më të dëgjuar nga shqiptarët.

Ai ka 992 mijë ndjekës në Instagram.

Luana Vjollca hyn në mesin e personave publik shqiptar, më të ndjekur në Instagram.

E nuk ka si të mos jetë shumë e pëlqyer, ndjekur e komentuar ajo për format trupore që ka.

Moderatorja e famshme, Luana radhitet menjëherë pas reperit Noizy. Me gjithsej 971 mijë ndjekës në Instagram ajo radhitet si e teta më e ndjekur në Instagram. Luana përpos moderimit, ajo njihet edhe si këngëtare. Ndryshe për këngëtaren u fol shumë se është në lidhje me Krenar Qoqajn por që kjo lidhje, asnjëherë nuk u pranua nga dyshja.

Këngëtarja nga Kosova e që po synon tregun e muzikës botërore është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Era Istrefi është personi më i ndjekur në Instagram pas Luana Vjollcas. Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka gjithsej 963 mijë ndjekës. Era  ka publikuar këngë të cilat janë pëlqyer  edhe në tregun botëror. Vitin që po lëmë pas ajo ka sjellë një bashkëpunim me reperin e famshëm botëror French Montana “No I Love Yous”. Kënga ‘Redrum’ e Erës është kënga shqipe më e klikuar në Youtube.

Ndërsa si shqiptari i dhjetë më  i ndjekur në Instagram është reperi kosovar, Ledri Vula.

941 mijë ndjekës ka Ledri në Instagram. Ledri është shumë aktiv në skenën muzikore.

Elvana Gjata me 895 mijë ndjekës, Marina Vjollca me 838 mijë ndjekës dhe Dafina Zeqiri me 761 mijë vazhdojnë listën e të famshmëve më të ndjekur në rrjetin social, Instagram.

Vlen të theksohet po ashtu se të gjithë këta personazhe kanë faqet e certifikuara në Instagram, përpos Marina Vjollcës/arbresh.info/

Të ngjashme