Ata kanë bërë plane për martesë tash e një kohë”, ka thënë një burim për People për yllin botëror, Justin Bieber, dhe supermodelen Hailey Baldwin.
Ata kanë bërë plane për martesë tash e një kohë”, ka thënë një burim për People për yllin botëror, Justin Bieber, dhe supermodelen Hailey Baldwin.
Një burim i afërt me muzikantin Bieber tha se çifti, të cilët u martuan në shtator të vitit të kaluar, janë duke u përgatitur për një festë, ku tashmë janë zhvendosur në New York, dy muaj pas fejesës së tyre në Bahamas në korrik të vitit 2018-të.
“Ata vendosën në maj që të martohen në shtator, kështu që planifikuan më parë”. “Hailey punon me plan”, ka thënë burimi.
Kur lajmet për martesën e dyshes u bënë publike, një i brendshëm ka thënë për People atë kohë se Bieber, 25 vjeç, dhe Baldwin, 22 vjeçe, dëshirojnë të realizojnë një dasmë me familjarët dhe miqtë.
“Ata po provojnë t’i mbajnë sekrete detajet e dasmës, por të dy janë shumë të emocionuar”. “Janë të lumtur për jetën e tyre së bashku”.
Së fundmi, Bieber ka bërë disa postime në Instagram me dedikim ndaj partneres së tij: “Unë po bie në dashuri me ty çdo ditë të vetme. Ju jeni gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Do isha i humbur pa ty”. /Telegrafi/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...