Ajo ishte padyshim këngëtarja më e përfolur dhe më e pëlqyer gjatë gjithë sezonës së verës.
Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri, e cila solli shumë duete e këngë solo gjatë kësaj periudhe.
Si kënga më e pëlqyer e verës, ishte ‘Kaje”, e Dafinës dhe e Yll Limanit, këngë kjo e cila numëron plotë 24 milionë klikime në You Tube, përcjell Arbresh.info
Së fundmi krijuesja e shumë hiteve ka paralajmëruar këngën e re me reperin Mozzik.
Në Instagramin e saj ajo ka ndarë disa fotografi, ku shfaqet mjaft sensuale.
Nuk dihet se a është gjatë xhirimit të klipit, apo mbetet vetëm një fotosesion i saj.
Përveç muzikës, Dafina u përfol edhe për jetën private, ku u nda me Dj Geek, kurse tanimë po e shijon lidhjen e re të dashurisë me biznesmenin nga Prishtina, Kreshnik Gjergji.
Çifti më i ri i estradës së fundmi shijuan edhe pushimet e para bashkë./Arbresh.info/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...