Gjithnjë e më shumë gr apo happen rreth ekspëriencave të tyre në Hollywood, duke treguar abuzimet dhe eksperiencat e tmerrshme nga kolegët filmik, transmeton arbresh.info.
Zoe Kazan – ka treguar se si ëhstë diferencuar nga oartneri i saj Paul Dano për shkak të gjinisë. Në një intervistë për The Guardian ajo ka thënë që ka shumë abuzime seksuale gjatë xhirimeve dhe asnjë departament që merret me të drejta të aktoreve apo kastës.
Elisabeth Moss – në një intervistë për Metro, Moss ka thënë që problemi më i madh për të ka qenë pa barazia në pagesë.
Lena Headey – në një intervistë për Net-A-Porter Magazine ajo ka thënë që gjatë audicioneve për filma të ndryshëm, regjisorë të shumtë i kanë xhiruar audicionet e saj dhe i kanë parë në shtëpitë e tyre duke thënë “Kë do ta ….”.
Ajo ka shtuar që gratë veç talentit duhet të përdorin edhe sharmin dhe flirtimin për t’i marrë rolet që duan, një gjë që ajo ka thënë që s’është shumë e mirë.
Emma Stone – Në një intervistë për Out Magazine ajo është ankuar për pabarazinë në paga duke thënë që duhet që të gjithë të konsiderohemi të barabartë dhe të jetë talenti dalluesi jo paga.
Kate Miller – Ajo është ankuar në një intervistë për Refinery 29 se të gjithë në set i referoheshin si gruaja e T.J. Miller, e e injoronin krejtësisht individualitetin e saj.
Michelle Rodriguez – Ylli i “Fast and Furious” ka thënë që “shpresoj që në filmin tjetër të tregojnë më shumë respekt për gratë ndryshe do të më duhet t’i them lamtumirë kësaj gjiroje, pavarësisht sa e mirë ka qenë dhe sa jam përkrahur nga fansat”.
Emmy Rossum – Ylli i “Shameless” ka thënë që i kanë ofruar një rol pa audicion fare, e vetmja gjë që i duhet të bënte ishte të ecte para tyre në bikini.
Alison Brie – ka pohuar për E! News se në fillim të karrierës së saj i është dashur të bënte audicion në bikinë dhe me raste i kanë kërkuar që ta hiqte edhe pjesën e sipërme.
Jessica Chastain – ajo është ankuar për mungesën e narratorëve femra dhe se duhet të ketë më shumë filma që i qasen botës nga perspektiva e një gruaje.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...