Shumë të famshëm shqiptarë i dhanë fund beqarisë gjatë vitit 2017, por për shumë të tjerë ky ishte viti gjatë të cilit u bënë prindër.
Disa për herë të parë, e disa veçse janë bërë prindër edhe më parë, shkruan arbresh.info.
Ky vit përpos që ishte i mbushur me shumë dasma, ai u mbush edhe me shumë foshnje.
E këta fëmijë janë bërë të famshëm qysh nga lindja, falë prindërve të tyre.
Për divën e muzikë, Adelina Ismaili viti 2017 ishte një vit i mbarë, pasi që ajo u bë nënë për herë të parë.
Prilli është muaji kur Adelina dhe bashkëshorti i saj Vali sjellën në jetë djalin e tyre të cilit i lanë emrin Uliks.
Lajmin për lindjen e Adelinës e ka bërë publik i pari bashkëshorti i Adelinës, Vali duke publikuar një fotografi me djalin në rrjetet sociale.
Por nuk është vetëm Adelina ajo e cila është bërë nënë për herë të pare.
Maji ishte muaji kur këngëtarja nga Maqedonia, Tuna u bë nënë për herë të parë.
Tian është emri i djalit të Tunës dhe Patrisit, vëllait të Robert Berishës.
Për çiftin pas lindjes së djalit u fol shumë se janë ndarë por kurrë nuk u pranua nga çifti.
Këngëtari nga Mitrovica, Vedat Ademi në nëntor të vitit që lam pas u bë baba për herë të dytë.
Eren Nik është emri i djalit të Vedatit dhe Dorelës. Lajmin për lindjen e djalit e ka bërë publik vetë Vedat Ademi në rrjetin social Facebook.
8 Maji është data kur këngëtari Albatrit Muqiqi u bë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Egzona janë bërë prindër të vajzës që mban emrin Amelia. E gëzimin e tyre menjëherë çifti e ka ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Pak ditë para Adelinës, këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi është bërë nënë për here të parë.
Ajo në muajin Prill ka sjell në jetë vajzën e saj me emrin Dorela.
Ryva dhe Fidani lindjen e vajzës së tyre vendosën ta mbajnë larg syrit të mediave duke mos publikuar asnjë fotografi nga ajo ditë.
E një ndër fëmijët më të komentuar të vitit 2017 është djali i reperit Kosovar, Majk.
Ish e dashura e Majk, Majlinda Zeka në muajin Maj ka sjell në jetë djalin e saj që ka pagëzuar me emrin Roan.
Ndryshe Majlinda dhe Majk janë ndarë para lindjes së djalit, por që të dy kanë pranuar se do të kujdesen për fëmijën.
Muaji Maj siç duket ka qenë muaj i lindjeve, kjo për arsye se edhe këngëtari Besart Halimi është bërë baba për herë të parë me datën në Maj të vitit që lam pas.
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Ilirjana Podrimja janë bekuar me një vajzë. Çifti vajzën e tyre e kanë pagëzuar me emrin Kaia. Lindja e vajzës erdhi një vit pas martesës së tyre.
Por nuk mbaron me kaq.
Këngëtari Meda është bërë baba për herë të katërtë në Maj të vitit 2017.
Meda dhe bashkëshortja e tij, Lulja janë bërë prindë të një djali. Lajmin për lindjen e djalit e ka bërë të ditur vetë Medan në Instagram.
Fillimi i muajit Janar kishte një rëndësi të madhe për këngëtarin, Milot Llalloshi, kjo për arsye se ai u bë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij Erxhina Ismajli janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Priam.
Miloti dhe Erxhina janë bërë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Priam.
Lajmin e ka bërë të ditur e para motra e Milotit, këngëtarja Edona Llalloshi, duke i uruar mirëseardhje nipit të saj me fjalë shumë emocionuese.
Edhe pse nuk është person publik, e reja e Shyhrete Behlulit u bë gjatë vitit 2017 pjesë e top lajmeve në mediat rozë, falë famës që ka vjehrra e saj.
Learta është bërë nënë për herë të parë në Gusht të vitit 2017.
Ajo dhe Kushtrimi janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Matin.
Ndryshe çifti ka vendosur që djalin e tyre ta lindin në Dortmund të Gjermanisë./Arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...