Çiljeta ishte pjesë e kopërtinës së botuar online të “Revista Who” ku në një intervistë në formën e pyetjeve, ka zbuluar disa prej detajeve që sipas saj janë të panjohura për publikun.
“Kur isha e vogël, humbisja thuajse çdo ditë. Ngaqë isha shumë e lidhur me mamin e urreja kopështin. Nuk qëndroja aty dhe merrja rrugët të shkoja të kërkoja mamin nga Pazari i Ri deri tek ura e Kamzës në këmbë vetëm 3 vjeç e gjysmë për të shkuar tek puna e saj.”
“Kam pasur një periudhë në jetë time kur flija më dritë ndezur. Ende nuk e kam gjetur përgjigjen e atij fiksimi, por tani e urrej dritën kur fle gjumë.”
“Ushqimi im i preferuar janë jufkat e Dibrës. Vdes për sheqerpare dhe fasule, pra siç e kuptuat nuk jam vajza që ushqehet me haviar.
“Kam fjetur në makinë shumë herë, në periudhën kur nuk e dija çfarë bëhej me koncertet e mia, ngaqë kisha nga një, ka raste edhe dy çdo ditë. Më është dashur të udhëtoj në distanca të largëta duke qenë vetë në timon. Seriozisht nuk e di se si ia kam dalë.”
“Kam 5 tatuazhe në trup… Më i rëndësishmi është ai për diamantin tim, Fernandon.”
“Dua të shkruaj një libër për jetën time.”
“Kam qenë nxënëse e dhjetës, derisa u bëra e famshme.”
“Vdes të bëj surpriza dhe kam qenë ideatore e organizatore e thuajse të gjitha festave dhe propozimeve në shoqëri e fis.”
“Ëndërroj çdo ditë për një dasmë buzë detit, diku larg ku të jem vetëm unë, ai dhe njerëzit tanë të dashur.”
“Ka raste kur argëtohem me punët e shtëpisë, sidomos kur hekuros dhe jo, nuk po bëj shaka.”
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...