E prisnim prej kohësh dhe më në fund bukuroshja e ekranit, Marina Vjollca, është veshur nuse.
Edhe pse jo në dasmën e saj me Getin, por në një sfilatë mode, Marina është shfaqur rrëzëlluese si asnjëherë më parë, me një sharm që vetëm ajo di ta falë.
Në fotot e siguruara nga Blitz.al, Marina duket me fustanin e bardhë të nusërisë, duke pozuar në përmbyllje të sfilatës së modës për fustanet e nusërisë dhe ato të mbrëmjes për firmën e Alketa Vejsiut, e cila e ka përzgjedhur Marinën si imazhin e kompanisë për sezonin e ri të fustaneve të nusërisë dhe ato të mbrëmjeve.
Marina dhe Geti pritet që të organizojnë dasmën e tyre së shpejti dhe kanë përzgjedhur pikërisht Alketën për t’u marrë me organizimin e ceremonisë në ditën më të bukur të jetës së tyre.
Është përfolur prej kohësh se verën e këtij viti, bukuroshja e ekranit dhe këngëtari i muzikës rap, Geti, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në një prej lidhjeve të dashurisë më të përfolura nga fansat.
Duke parë një mrekulli si Marina veshur nuse kaq bukur në sfilatë, pritshmëritë për dasmën janë akoma edhe më të mëdha.
Tani s’na mbetet veçse të urojmë që ajo ditë të jetë sa më e afërt.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...