Manekinia Jeni Summers ka rrëfyer sekretin e të pasmeve të saja të bujshme përmes ushqimit dhe ushtrimeve.
Ajo thotë, se prej se ka filluar të ha pesë herë në ditë dhe të ushtrojë dy herë në ditë, të pasmet e saja janë rritur për shtatë centimetra.
Edhe pse gara për të pasmet më seksi, Miss BumBum, janë të rezervuara kryesisht për brazilianet, kësaj radhe bën një përjashtim. Në fakt, linjat trupore të Jeni Summers (29) janë aq perfekte sa që ajo ka hyrë në rrethin më të ngushtë. Biondina e bukur punon si modele dhe pozon edhe për rrjete shoqërore, ndërsa është fotografuar edhe për Playboy. Karrierën e ka nisur si tifoz profesional, ku ka punuar për tetë vjet.
Ajo tregon se kjo e ka motivuar për të pozuar për revistën meksikane Playboy, e cila i hapi dyert në botën e manekineve. Gjatë fotografimeve për Playboy në Filipine dhe Venezuela, ajo është njohur me disa vajza Miss BumBum.
Ajo tregon sekretin e të pasmeve të saja të bujshme. “Kam bërë ndryshim të madh në jetën time. Isha vegjetariane dhe nuk konsumoja shumë gjellë. Tash ha pesë shujta, prej të cilave tri kryesoret janë me 200 gramë mish të pasur me proteina. Të pasmet më janë rritur për shtatë centimetra”, ka thënë Summers.
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...